I vunë ‘flakën’ Kuvendit, a do të jenë deputetët e PD në Këshillin e Mandateve për “Ballukun”


I vunë ‘flakën’ Kuvendit, a do të jenë

tensionet ne kuvend

TIRANË- Kjo e premte pritet që të jetë e vrullshme në Kuvend, ku 3 prokurorë të SPAK-ut do të zbarkojnë për të kërkuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, që rrjedhimisht i hap rrugën arrestimit të saj nga Prokuroria e Posaçme. Paralelisht me mbledhjen që do të mbahet me dyer të mbyllura, në Kuvend do të mblidhet dhe Komisariati i Etikës, ku do të diskutohet mbi kërkesën e socialistëve për përjashtimin nga seanca të 29 deputetëve demokratë, pas akteve të dhunshme që u shënuan në seancën e djeshme plenare.

Por asnjë prej ligjvënësve opozitarë nuk rrezikon pjesëmarrjen në mbledhjen për imunitetin e Ballukut, pasi pezullimet e Sekretariatit të Etikës vlejnë vetëm për komisionet parlamentare dhe për seancat e kuvendit, e jo për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin.

Gjatë ditës së djeshme një sërë deputetësh të Partisë Demokratike u përplasën me punonjësit e gardës, duke zënë karriget e ministrave në sallë, ndërsa nuk munguan as ndezjet e flakadanëve dhe zaptimi i foltores, që çoi në mbylljen para kohe të seancës.

Sipas kërkesës së depozituar në Komisionin e Etikës, PS-ja kërkon përjashtim 60-ditor nga aktivitetet parlamentare për deputetët Belind Këlliçi, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata.

Ndërsa 30 ditë përjashtim kërkohet për Elda Hotin, Gazment Bardhin dhe Sali Berishën.

Sa i takon çështjes Balluku, numri dy i qeverisë ka qëndruar mbrëmjen e djeshme deri vonë në zyrën e saj në kryeministri.

Gjykata e Posaçme e Apelit la  dje në fuqi masën e sigurisë për ndalimin e daljes jashtë shtetit për Ballukun.

Apeli nuk ka shqyrtuar ende masën e pezullimit nga detyra, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ankimin e kryeministrit Rama, i caktuar më 22 janar.

Dy të pandehur të tjerë, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, kërkuan zbutjen e masës “arrest në shtëpi”, duke argumentuar se kjo u pengon ushtrimin e funksioneve të tyre. Megjithatë, Apeli nuk ndryshoi vendimin ndaj tyre./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top