Para David Neres, i vetmi brazilian që kishte shënuar për Napolin në Superkupën e Italisë ishte legjendari Careca, i cili realizoi një dopietë ndaj Juventusit më 1 shtator 1990.

Me golin e tij ndaj Milanit, Neres hyri në histori duke u bërë braziliani i parë që nga vitit 1990 që shënon kundër kuqezinjve në këtë kompeticion. Një moment i veçantë për Napolin dhe një prekje e pastër samba në Superkupë, që konfirmon ndikimin vendimtar të sulmuesit në ndeshjet e mëdha.
PANORAMASPORT.AL








