I ndoqën deri në Norvegjinë e “ngrirë”, Juventusi “shpërblen” 400 tifozët që i mbështetën në ndeshjen e Championsit

I ndoqën deri në Norvegjinë e “ngrirë”, Juventusi “shpërblen” 400 tifozët që i mbështetën në ndeshjen e Championsit

Nov 27, 2025 | 10:51






























Nuk ishte një udhëtim i zakonshëm për Juventusin dhe tifozët e tyre, të cilët mbërritën në Norvegjinë e ngrirë.dgdgFluturimi çarter i rezervuar nga klubi për t’u kthyer në Caselle pësoi pak a shumë të njëjtin fat si fluturimet e tjera të planifikuara, pothuajse të gjitha u vonuan dhe u shtynë, shumë madje u anuluan dhe u riprogramuan për ditën tjetër. Kjo për shkak se reshjet e dendura të dëborës penguan aeroplanët të ngriheshin dhe madje të uleshin që nga orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Ky shqetësim i mbajti afërsisht 400 tifozët e Juventusit që ndiqnin ekipin “të burgosur” në aeroportin e vogël të Bodos për disa orë, duke festuar ende fitoren e ekipit në Ligën e Kampioneve.

Prandaj klubi nderoi tifozët e Juventusit të pranishëm në stadiumin Aspmyra (nëpërmjet emailit) me një kupon prej 30 eurosh për t’i shpenzuar në dyqanin dixhital të klubit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top