“I dhanë 3 javë kohë që të hante Vitin e Ri në shtëpi”, PD kërkon heqjen e imunitetit për Ballukun, thirrja për Peleshin


“I dhanë 3 javë kohë që të hante Vitin e Ri

gazment bardhi

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve, kanë kërkuar mbledhjen sa parë të Këshillit, me qëllim heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh se ka kaluar afati 3-javor i lënë nga SPAK, me qëllim njohjen e provave nga ana e deputetëve.

Me përgjegjshmëri të plotë që na dikton situatë dhe si anëtarë të këshillit të mandateve, 5 anëtarët të këtij këshilli kërkuan mbledhjen e këshillit për të vijuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Kërkesa jonë është e bazuar në rregulloren e Kuvendit që do të duhet të jetë i vetmi dokument ligjor.

Kryetari ka për detyrë të njoftojë mbledhjen e Këshillit dhe rendin e ditës. Sot mbushen tre javë kur SPAK ka kërkuar lejimin e arrestimit të Ballukut dhe po sot mbushen 3 javë kur anëtaret e PS fshihen si ata që kanë shkelur ligjin.

Ky është një akt i paprecedent, ku këshilli merr 3 javë kohë për të shqyrtuar një kërkesë.

E pandehura Balluku ka kërkuar 3 javë kohë për të shqyrtuar provat. Ndërkohë vetë Rama tha që avokati dhe Balluku nuk i kanë marrë materialet.

Nga njëra anë thoshte një pjesë se cfarë kishte USB-ja, nga ana tjetër thoshte se asnjë prej nesh nuk i ka tërhequr materialet. E pandehura kërkoi 3 javë kohë

Afati 3 javë që donin ti jepnin Ballukut kohë që të hante vitin e ri në shtëpi dhe jo në Burgun e Pojskës skadoi. Kryetari i Kuvendit duhet të shpjegojë pse nuk thërret këshillin e mandateve”, u shpreh Bardhi.

Bardhi paralajmëroi kallëzim penal për kryeparlamentarin Niko Peleshi.  

“Ne do të përgatisim me përgjegjshmëri të plotë edhe një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetarit të kuvendit. Ky dokument që është ligj, ka pasoja ligjore. Kryetari i Kuvendit nuk mund të tallet me Kuvendin”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, këshilli mblidhet përmes dy formave: me kërkesën e kryetarit të Kuvendit ose të ½ të anëtarëve të këshillit.

“Sot mbushen tre javë nga dita kur prokuroria ka kërkuar lejimin e arrestimit për krahun e djathtë të Edi Ramës, bashkëpunëtoren e tij në krim, Belinda Balluku. Po sot mbushen tre javë ku kryetari i kuvendit dhe katër deputetët e PS në këshill fshihen siç fshihen ata që shkelin ligjin”, tha Bardhi sipas të cilit “ky është një akt i paprecedentë“.

Poll



Source link

Scroll to Top