Humbja kundër Leverkusenit, dalin në pah problemet e Dortmundit

Humbja kundër Leverkusenit, dalin në pah problemet e Dortmundit

Dec 4, 2025 | 16:18






























Goli i parë i sezonit u shpërdor, zhgënjimi ishte i madh: Në humbjen 0-1 në raundin e 16-të të Kupës kundër Leverkusenit, BVB në një farë mënyre goditi veten me një seri gabimesh që çuan te goli i pësuar dhe, këtë herë, me mungesën e qartësisë përpara portës. Dortmundi tani ka punë për të bërë: si në stërvitje, ashtu edhe në merkaton e transferimeve.

DORTMUND

Sidomos sepse, edhe pse jo krejtësisht e pamerituar, humbja ishte e pafat. Një shpërqendrim i vetëm në pjesën e parë mjaftoi që Leverkuseni të kalon te në epërsi: Karim Adejemi u dëmtua pas një rënieje, ndërsa Niko Shloterbek nisi presingun e lartë, siç kërkohet zakonisht. Megjithatë, askush tjetër me fanellën e zezë e të verdhë nuk e ndoqi atë, duke lënë hapësira shumë të mëdha.

Si pasojë, miqtë arritën të kombinonin përmes gjithë fushës, duke nisur nga portieri Mark Fleken, para se Ibrahim Maza, me pak fat, të shënonte golin e fitores pas aksionit.

“Karim po e mbante mirë kundërshtarin e tij, çdo gjë shkoi mirë. Pas ndërhyrjes së suksesshme të Shlotit, kishte ende mjaftueshëm kohë që të sillnim sa më shumë lojtarë pas topit – dhe këtë e arritëm,” tha trajneri i BVB-së, Niko Kovaç, duke mbrojtur mbrojtësin e tij agresiv. “Topi pastaj ra pikërisht te këmbët e Mazës, edhe pse ai e kishte humbur kontrollin. Ai reagoi shkëlqyeshëm. Por kjo tregon se mund të kishte shkuar ndryshe.

Në këtë nivel, detajet bëjnë diferencën.” Dhe këtë herë, ndryshe nga fitorja 2-1 e së shtunës në kampionat në Leverkusen, detajet favorizuan ekipin e Leverkusenit. “Realistisht bëmë një ndeshje të mirë deri të kënaqshme, por duhej të barazonim para pushimit. Atëherë loja do të merrte tjetër drejtim,” tha Shloterbek pas ndeshjes.

Kapiteni Emre Çan ndau të njëjtin mendim, duke theksuar se problemi kryesor ishte mungesa e finalizimit: “Krijuam disa raste, por nuk arritëm t’i shndërronim,” tha ai, ndërsa bashkëlojtarët e tij lejuan vetëm dy raste, dhe megjithatë dolën nga fusha si humbës. Fokusi i Dortmundit tani zhvendoset të dielën, ata presin Hofenhajm, një skuadër pranë tyre në tabelë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top