Futbollisti i Kombëtares, Arbër Hoxha, foli pas triumfit 0-1 që Shqipëria arriti ndaj Andorrës në transfertë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, ai deklaroi:
“Ishte një ndeshje e vështirë, e dinim që Andorra do të luante kështu. Shyqyr Zotin në pjesën e dytë e ndryshuam impaktin e lojës dhe fituam 3 pikët.
Gjithmonë është kënaqësi të jem këtu. E vendos trajneri sa do të luaj. Çdo lojtar dha maksimumin dhe e fituam ndeshjen.
Normale, do të doja të isha edhe ndaj Anglisë, te klubi luaj çdo tre ditë, e kam arritur ritmin e lojës, dhe jam i gatshëm të luaj titullarë. Ia dedikoj gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës këtë sukses dhe atyre që kishin marrë rrugë të largët dhe ishin këtu”, u shpreh Hoxha.
PANORAMASPORT.AL









