Histori e pabesueshme për faj të Samuel Eto, Kameruni me dy trajnerë dhe dy lista të ndryshme për Kupën e Afrikës

Histori e pabesueshme për faj të Samuel Eto, Kameruni me dy trajnerë dhe dy lista të ndryshme për Kupën e Afrikës

Dec 9, 2025 | 17:24






























Futbolli në Kamerun po përjeton një kaos të jashtëzakonshëm që kur drejtimin e tij e ka marrë Samuel Eto. Legjenda e futbollit botëror, në postin e presidenti të Federatës është akuzuar vazhdimisht për ryshfete, mashtrime e histori nga më të ndryshmet, por bëma e fundit po bën xhiron e botës.

fghfghfhgfhgfghhfg

Përfaqësuesja e Kamerunit po bëhet gati të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës, por për shkak të trazirave të shkaktuara nga Eto, ka dy trajnerë të përfaqësueses e për rrjedhojë dy lista të ndryshme lojtarësh për aktivitetin.

Trajneri 63-vjeçar belg, Mark Brys, ka publikuar sot listën me 28 lojtarë për aktivitetin. Problemi është se sipas Eto dhe Federatës që ai drejton, Brys nuk është trajneri i ekipit kombëtar, pasi është shkarkuar pak kohë më parë. Trajneri nuk ka marrë ende asnjë letër shkarkimi nga qeveria e Kamerunit, i vetmi organ i cili miraton emërimin apo shkarkimin e një trajneri, ndaj ai e cilëson ende veten në detyrë.

Lista që ka publikuar, ndryshon nga ajo e David Pagou, trajnerit të ri që ka emëruar direkt Eto, ndaj për momentin nuk dihet se cili ekip përfaqësues dhe cili trajner do të drejtojë ekipin kur mbeten pak ditë nga fillimi i aktivitetit.

Kjo nuk është hera e parë që Eto bën gjëra të tilla, pasi që në fillimin e këtij viti, kishte “shkarkuar” Brys për të caktuar një staf paralel me në krye Martin Mpile. Por Ministria e Sportit e kishte detyruar të bënte prapakthehu, duke konfirmuar Brys në detyrë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top