Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka konfirmuar në konferencë për mediat se Xhon Stouns, një nga elementët e rëndësishëm të lojës së skuadrës së tij, ishte i dëmtuar dhe nuk dihej ende se sa do të mungonte. Por në rrjete sociale dhe më pas në disa portale, ka nisur të qarkullojë një variant i çuditshëm i këtij dëmtimit.

Sipas këtij versionit që po qarkullon aktualisht, Stouns është dëmtuar duke bërë pemën e Krishtlindjeve me familjen në shtëpinë e tij. Futbollist i Anglisë ka qenë duke dekoruar pemën kur gjatë një zgjatje ka ndjerë probleme muskulore.
Një situatë absurde që po vazhdon kalvarin e futbollistit, i ndalur shpesh si pasojë e dëmtimeve të vazhdueshme në dy vitet e fundit, pa arritur të japë maksimumin për Mançester Sitin. Për më tepër, dëmtimi vjen në prag të viti 2026, kur Stouns duhet të jetë në formën optimale për të luajtur shanset e tij me Anglinë në Botëror.
PANORAMASPORT.AL








