Herri Kejn shënoi golin e tij të 100-të për Bajernin në paraqitjen e tij të 107-të për bavarezët, një arritje që as Erling Haland nuk e arriti te Siti, e as Kilian Mbape te PSG.

Anglezi ka marrë një rol disi të ri këtë sezon me Bajernin, një rol që e bën atë të tërhiqet më thellë në lojë se sa në dy sezonet e para në klub. “Ai është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë,” tha drejtori sportiv Eberl.
“Kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Ky është padyshim një Herri Kejn ndryshe nga ai që kemi parë më parë. Tani ai perceptohet si edhe më i gjithanshëm. Të gjithë e dinim që ishte një golashënues i jashtëzakonshëm, por tani ai po sjell elementë shtesë që përmirësojnë edhe më shumë ekipin dhe stilin tonë të lojës,” përfundon drejtori i Bajernit fjalimin e tij plot me lëvdata ndaj sulmuesit.
PANORAMASPORT.AL








