Herri Kejn i pandalshëm, rekordi i Levandovskit me 41 gola në rrezik

Herri Kejn i pandalshëm, rekordi i Levandovskit me 41 gola në rrezik

Dec 21, 2025 | 14:18






























Herri Kejn po tregon se është i pandalshëm në sezonin aktual, duke numëruar tashmë një shifër mbresëlënëse prej 18 golash pas 14 ndeshjesh. A do ta thyej ai rekordin e Levandovskit me 41 gola në një sezon të Bundesligës?

KEJN

Sulmuesi anglez po zhvillon sezonin e tij të tretë te Bajerni me një forcë që po sfidon librat e rekordeve të Bundesligës.

Forma e tij para pushimeve është e jashtëzakonshme, me 6 gola në pesë ndeshjet e fundit. Shifra legjendare prej 41 golash e polakut në sezonin 2020/21 nuk duket më e paarritshme për Kejn, i cili kishte shënuar tashmë 36 dhe 26 gola në dy sezonet e para.

“Mendoj se është e mundur, sidomos me nisjen që kam pasur këtë vit,” tha ai. Në të njëjtën kohë, ai uli pritshmëritë: “Megjithatë, ka ende shumë rrugë për të bërë. Duhet ta ruaj këtë nivel për 4 apo 5 muaj të tjerë.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top