Hera e tretë! PD nis ‘Foltoren’ para Kryeministrisë


Hera e tretë! PD nis 'Foltoren' para Kryeministrisë

PAMJE NGA PROTESTA E KALUAR

TIRANË-Pasditen e sotme opozita mban protestën e tretë para Kryeministrisë. PD ka mbajtur më herët dy protesta përpara Kryeministrisë, me 17 dhe 24 nëntor, të cilat kanë qenë kryesisht të qeta dhe pa incidente. Tubimi i 17 nëntorit që zgjati më shumë se 90 minuta, ishte i pari që pas zgjedhjeve të 11 majit dhe që çeli një sezon protestash, tashmë para kryeministrisë. Lideri demokrat Berisha mbajti fjalën e tij në këtë protestë, nga ku hodhi akuza drejt kryeministrit Rama për projektligjin e Barazisë Gjinore dhe lënien në harresë të trajtimit të të sëmurëve me kancer.

Poll



Source link

Scroll to Top