Hapen bastet sportive online! Jepen vetëm 10-të licenca në të gjithë vendin, kriteret


Hapen bastet sportive online! Jepen vetëm 10-të licenca në

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Këshilli i Ministrave miratoi një seri masash në fusha të ndryshme, ku një ndër vendimet kryesore është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për dhënien e licencës për baste sportive online. Sipas vendimit të ri, numri i licencave për organizimin e basteve sportive on-line do të jetë i kufizuar. Qeveria ka vendosur që në të gjithë vendin të jepen jo më shumë se 10 (dhjetë) licenca.

Sipas vendimit, aplikimet do të vlerësohen mbi bazën e pesë kritereve kryesore: oferta ekonomike (30 pikë), përvoja në fushën e lojërave të fatit (30 pikë), plani i biznesit për aktivitetin online (5 pikë), kapacitetet organizative dhe administrative (20 pikë), si dhe kapacitetet për zgjidhjet software-ike dhe certifikimet ndërkombëtare (15 pikë). Pikët totale maksimale për çdo aplikim janë 100.

Procedura konkurruese organizohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) dhe Komisioni i Licensave, duke përfshirë publikimin e thirrjes për konkurrim në faqen zyrtare të AMLF-së, në dy gazeta ndërkombëtare dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike. Aplikimet dorëzohen nga persona juridikë të regjistruar si shoqëri aksionare brenda një afati 45-ditor.

Poll



Source link

Scroll to Top