Hamdi Salihi, “bomberi” shqiptar që la gjurmë në çdo kampionat ku luajti

Hamdi Salihi, “bomberi” shqiptar që la gjurmë në çdo kampionat ku luajti

Oct 23, 2025 | 21:27






























Hamdi Salihi mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit shqiptar në dekadave e fundit. Sulmuesi shkodran, i njohur për instinktin e tij të pamëshirshëm para portës, ka ndërtuar një karrierë të pasur me gola dhe trofe në Shqipëri, Austri, Kinë dhe më gjerë.

salihi

Në Shqipëri, Veç Vllaznisë, Salihi shpërtheu me fanellën e KF Tiranës, ku fitoi dy herë Superkupën e Shqipërisë (2005-06 dhe 2006-07), Kupën e Shqipërisë (2005-06) dhe titullin kampion në sezonin 2006-07. Me 29 gola në sezonin 2005-06, ai u shpall golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore, duke treguar se ishte një “vrasës” i lindur në zonën e rreptësisë.

Pas suksesit në vend, Salihi mori rrugën drejt Austrisë, ku veshi fanellën e SV Ried dhe më pas të Rapid Vjena, duke lënë gjurmë të thella edhe në futbollin austriak. Me Riedin ai u rendit i dyti në listën e golashënuesve të ligës në sezonin 2008-09, ndërsa me Rapid Vienna spikati në Europa League (2009-10 dhe 2010-11), ku realizoi gola të rëndësishëm për klubin. Në kupat e Austrisë, ai shkëlqeu duke u shpallur golashënuesi më i mirë në ÖFB-Cup në dy sezone radhazi (2010-11 dhe 2011-12).

Në vitin 2012, Salihi provoi një aventurë të re në Azi, duke u bashkuar me Jiangsu Sainty në Kinë. Edhe atje nuk munguan sukseset. Ai u bë fitues i Superkupës së Kinës (2012-13) dhe kontribuoi me gola në AFC Champions League, duke shënuar 2 herë në kompeticionin më të rëndësishëm aziatik për klube. Pas eksperiencave jashtë vendit, “bomberi” u rikthye në atdhe për t’u bashkuar me Skënderbeun, klub me të cilin arriti kulmin e karrierës në nivel kombëtar.

Ai fitoi një titull kampion të Shqipërisë (2015-16), mori pjesë në Europa League (2015-16) dhe u shpall Futbollisti i Vitit në Shqipëri (2016). Po në atë sezon, ai ishte edhe golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore me 27 gola, duke konfirmuar edhe një herë klasën e tij. Ka luajtur edhe në Greqi, Amerikë dhe Izrael.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top