Kristian Kivu mori drejtimin e Interit mes skepticizmit pasi shumëkush mendonte se rumuni nuk ishte gati për të marrë këtë detyrë në një klub të rëndësishëm si ai zikaltër. Por skuadra ka filluar të marshojë edhe në kampionat pas një fillimi të vështirë të sezonit dhe për Kivun ka ardhur momenti i “hakmarrjes”, edhe pse ai ka qenë i përmbajtur para kamerave kur është ngacmuar rreth kësaj teme.

Duke folur për “Sky Sport” për sfidën e radhës ndaj Union SG të Belgjikës në Ligën e Kampioneve, Kivu ka theksuar se thjesht ka bërë detyrën për të cilën e kishte punësuar klubi.
“Lojtarëve do u kërkoj atë që u kam kërkuar që kur kam ardhur: përgjegjësi, lumturi, pasion. Përgjegjësi pasi duhet respektuar ky kompeticion dhe në këtë moment po mendojmë vetëm për këtë ndeshje.
Si rindeza zjarrin te lojtarët? Kam bërë trajnerin, jam munduar të bëj atë që më është kërkuar të bëj. Nuk isha i mbaruar në ditën e parë, nuk jam më i mirë sot, është thjesht perceptim rezultatesh, ekzaltohen dhe nuk më pëlqen kur flitet për to. Duke ardhur prej shumë vitesh në këtë botë, duhet vetëm pak për t’u kthyer që të thuhen gjëra të caktuara”, ishin fjalët e Kivu.
PANORAMASPORT.AL








