Guardiola, rekord tjetër në Ligën e Kampionëve në momentin e gabuar

Guardiola, rekord tjetër në Ligën e Kampionëve në momentin e gabuar

Nov 26, 2025 | 19:08






























Trajneri i Sitit, Pep Guardiola, arriti tjetër rekord këtë javë, duke marrë drejtimin e ndeshjes së tij të 100-të në Ligën e Kampionëve në pankinën e Sitit kur u përball me Bajer Leverkusen.

sfdfsdfsdfdssfdfsdfsdsfd

Pep e ka drejtuar Sitin në 63 fitore, 19 barazime dhe 18 humbje në këtë kompeticion, duke shënuar 234 gola dhe duke pësuar 111, duke i dhënë atyre një diferencë të jashtëzakonshme golash prej +123. Në total, Guardiola ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve si trajner, duke u barazuar me Bob Paizlo dhe Zinedin Zidan në vendin e dytë, pas 5 të Ançelotit.

Gjatë kohës së tij në Barcelonë, Mynih dhe Mançester, Guardiola ka drejtuar në 183 ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke fituar 116. Vetëm Anceloti (124 fitore në 218 ndeshje) dhe Sër Aleks Ferguson (102 fitore në 190 ndeshje) kanë drejtuar më shumë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top