Reagimi i tifozëve të Kosovës, ndaj Granit Xhakës, është shndërruar në një çështje serioze ditët e fundit. Të shumta kanë qenë reagimet, në lidhje me sjelljen jo fort të hijshme të “Dardanëve”, ndërkohë që së fundmi ka qenë Taulant Xhaka, vëllai i Granitit, që nëpërmjet një “InstaStory”, i ka dalë në mbrojtje vëllait të tij.

Xhaka, teksa mbante veshur fanellën e Zvicrës, ishte objekt i fishkëllimave në ‘Fadil Vokrri’ pothuajse në çdo prekje të topit dhe kjo i kishte penguar yllit shqiptar, i cili pas ndeshjes tha se nuk e kishte pritur këtë.

“Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve! Zoti i ruajtë të gjitha shqipet e vërteta nëpër botë”, ka shkruar Taulanti në rrjetin e tij social Instagram.
PANORAMASPORT.AL








