Futbollistët shqiptarë prej vitesh janë bërë protagonistë në futbollin italian, pasi janë të shumtë ata që luajnë në kategoritë e ndryshme te tij, që nga Seria A dhe deri te amatorët. Pikërisht nga kampionati i Serisë B vjen një statistikë shumë interesante.

Rezulton se golat e shënuar nga futbollistët shqiptarë janë të dytët nga numri sa u përket kombësive në Serinë B. Kuptohet që vendi i parë u përket italianëve, të cilët kanë shënuar 175 gola. Ndërsa në vendin e dytë janë lojtarët shqiptarë, të cilët kanë tundur 13 herë rrugën e rrjetës deri tani.
Binjakët Shpendi dhe Silvio Merkaj kanë shënuar nga katër gola secili, ndërsa Marvin Çuni hapi pak ditë më parë llogarinë e tij në këtë kampionat ku vesh fanellën e Sampdorias.
Ky numër golash lë pas Francën në vendin e tretë, me 10 gola të shënuar nga lojtarë që kanë kombësinë e saj, si dhe Argjentinën që mban vendin e katërt me 7 gola. Më pas vijnë me radhë Portugalia (6) dhe Ukraina (5).
PANORAMASPORT.AL








