Goli i parë me fanellën e Bërnlit, ja si u vlerësua Armando Broja nga mediat angleze

Goli i parë me fanellën e Bërnlit, ja si u vlerësua Armando Broja nga mediat angleze

Dec 21, 2025 | 19:36






























Armando Broja la shenjën e tij në Premier Ligë me golin e parë të tij që kur i është bashkuar skuadrës së Bërnlit.

Armando Broja

Një gol me peshë pasi ndali serinë prej 7 humbjesh radhazi të ekipit, duke siguruar barazimin 1-1.

Dhe natyrshëm për Brojën kanë ardhur edhe vlerësimet në shtypin anglez.

Portali pranë klubit, “Burnley Express”, i cili i kushtohet qytetit dhe krahinës së Lenkshajër, në vlerësimet për futbollistët, ka zgjedhur Brojën ndër më të mirët, duke i vendosur notën 7 për paraqitjen e djeshme si zëvendësues.

“Gjeti rrjetën për herë të parë me ngjyrat e Bërnlit, duke çuar në objektiv krosimin e shkëlqyer të Eduards për të barazuar. Thuajse siguroi me vrull edhe një gol fitoreje”, shkruhej në përshkrimin për vlerësimin që i ishte bërë Brojës.

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top