Goli i anuluar i Van Dajk, Liverpuli ankohet pas humbjes me Sitin

Goli i anuluar i Van Dajk, Liverpuli ankohet pas humbjes me Sitin

Nov 11, 2025 | 18:53






























Pas humbjes me Sitin, Liverpuli ka dërguar një apel zyrtar drejt gjyqtarëve anglezë për të shpjeguar vendimin pse erdhi anulimi i golit të Van Dajk në humbjen e tyre 3-0 në “Etihad”. Fokusi ka qenë zbatimi i saktë të rregullit të pozicionit jashtë loje dhe në veçanti “akti i qartë” i ndërhyrjes.

Screenshot 2025-11-11 181849

Incidenti ndodhi kur rezultati ishte 1-0, kur kapiteni i “Reds” barazoi me një goditje me kokë nga një goditje standarde, por përpjekja u anulua për pozicion jashtë loje nga Andi Robertson, i cili ishte përpara portierit dhe uli trupin e tij në momentin e goditjes.

Pas një shqyrtimi të VAR, vendimi fillestar u la në fuqi me arsyetimin se mbrojtësi i majtë ndërhyri në mënyrë aktive në lojë, duke ndikuar tek portiere, për të parë trajektoren e topit. Liverpuli, nga ana e tij, nuk pranon që kriteret për shkeljen, siç përcaktohen në Nenin 11, janë përmbushur. Sipas klubit, Robertson nuk e pengoi qartë vijën e shikimit të portierit, as nuk e devijoi apo preku topin, ndërsa “përkulja” nuk përbën një veprim të dukshëm që ndikon qartë në aftësinë e kundërshtarit për të reaguar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top