Gjyqi në Hagë, Rexhep Selimi kërkon pafajësi: Akuzat nuk kanë bazë të vërtetën! Po njollosin luftën çlirimtare të Kosovës!


Gjyqi në Hagë, Rexhep Selimi kërkon pafajësi: Akuzat nuk kanë bazë të vërtetën! Po njollosin luftën çlirimtare të Kosovës!

Feb 18, 2026 | 15:07































Në fjalën e tij para trupit gjykues në Tribunalin e Hagës, Rexhep Selimi ka kërkuar shpalljen e pafajësisë, duke theksuar se akuzat e ngritura nga prokuroria nuk bazohen në fakte dhe se, sipas tij, po njollosin historinë e Kosovës dhe luftën e Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

rexhep selimi hage

Selimi u shpreh se kjo ishte hera e tretë që merrte fjalën në sallën e gjyqit dhe shpreson të jetë e fundit.

Ai theksoi se pas disa vitesh proces gjyqësor, shpreson që trupi gjykues të ketë pasur kohë të mjaftueshme për të kuptuar, sipas tij, drejtësinë e luftës dhe mungesën e bazës në pretendimet e prokurorisë.

“Është e 3-ta herë dhe shpresoj të jetë e fundit që marr fjalën në këtë sallë gjyqi. Këto 5 vite nuk kanë qenë të lehta dhe as të parëndësishme për historinë e vendit tonë. Le të shërbejë gjithë kjo si mundësi dhe shans për drejtësinë. Pas gjithë këtyre viteve, ka dhe një element pozitiv, shpresoj se trupi gjykues ta ketë pasur kohen e mjaftueshme për të kuptuar se lufta ka qene e drejtë dhe pretendimet e prokurorisë nuk qëndrojnë”, deklaroi Selimi.

Duke rikujtuar deklarimin e tij të prillit 2023, ai tha se që në fillim është përballur me një aktakuzë të pabazuar dhe se, sipas tij, rrjedha e procesit gjyqësor e ka vërtetuar këtë qëndrim.

Selimi akuzoi prokurorinë se për tre vite ka mbështetur pretendime që, sipas tij, nuk qëndrojnë mbi të vërtetën dhe se përmes aktakuzës është tentuar të njolloset karakteri çlirimtar i luftës së UÇK-së.

“Në fjalën time në prill 2023, thashë se po përballesha me një aktakuzë të pabazuar, sot rrjedha e procesit më ka dhënë të drejtë, akuzat ndaj nesh janë të padrejta. Unë nuk ma ngriture sot ta mbroj veten time sepse këtë gjë e kanë bërë avokatët e mi, as për t’ju treguar për drejtësinë. Unë jam këtu sot për tu kërkuar nga ju që ta ushtroni drejtësinë.

Kanë kaluar 3 vite nga ky proces prokuroria mbështet në akuza që nuk kanë në bazë të vërtetën dhe kanë njollosur një luftë që ishte çlirimtare, prokuroria që në fillim të fjalës përfundimtare, deklaroi se nuk kërkon dënimi ne shtabit të përgjithshëm të UÇK. Në fakt shënjestër ishte i gjithë shtabi, UÇK dhe në veçanti qëllimi i asaj, që ishte pavarësia, krijoji përshtypjen sikur vetë pavarësia po trajtohej si qëllim i përbashkët kriminal”, tha Rexhep Selimi.

© Panorama.al



Te lidhura

















Source link

Scroll to Top