Gjyqi i krerëve të UÇK-së/ Miratohet propozimi i Ballës: Kuvendi të dalë me deklaratë kundër kërkesës së Hagës!


Gjyqi i krerëve të UÇK-së/ Miratohet propozimi i

taulant balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka propozuar që Kuvendi të dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Balla u shpreh se Shqipëria duhet t’ja bëjë të qartë Hagës se, nuk mund ta pranojë një përbaltje të tillë ndaj luftës çlirimtare të Kosovës. 

Socialisti propozoi garkimin e dy përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Jashtëm me përgatitjen e një deklarate urgjente të Kuvendit për t’i shprehur revoltën Hagës ndaj kërkesës së Prokurorisë.

“Ditën e hënë jemi njohur me një aktakuzë të turpshme në kurriz të katër ish-krerëve të UÇK. 180 vjet burg janë kërkuar ndaj udhëheqësve të UÇK-së. Një aktakuzë e padëgjuar, ndërkohë që për asnjë nga personat e marrë përgjegjës penalë të ushtrisë serbe në Kosovë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Kuvendi i Shqipërisë të ndërpresë menjëherë punimet, të ngarkojmë Hasanin dhe Shehun në Komisionin e Politikës së Jashtme, të përgatisim me urgjencë një deklaratë të Kuvendit të Shqipërisë që duhet të gëzojë mbështetjen e të gjitha palëve në Kuvend, për t’i bërë të qartë Hagës dhe çdo aktori tjetër se populli shqiptar nuk mund ta hedhë një baltë të tillë të hedhur kundër një lufte çlirimtare sikurse ka qenë ajo e popullit shqiptar të Kosovës dhe UÇK. Kjo deklaratë duhet të publikohet menjëherë!”, tha Balla ndërsa propozimi u miratua pa asnjë kundërshtim./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top