Gjykata e Posaçme cakton datën, ja kur do të mbahet seanca e parë e gjykimit ndaj Metës e Kryemadhit


 

Gjykata e Posaçme cakton datën, ja kur do të mbahet seanca e

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

 

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 27 prill, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel për ish-presidentin Ilir Meta, ish-deputeten Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurit e tjerë. Të pandehur në këtw çështje janë edhe nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, një finacuese e LSI-së.

Ata akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Gjatë zhvillimit të seancës paraprake, të pandehurit i mohuan akuzat dhe e cilësuan hetimin si të motivuar politikisht.

Meta akuzohet për tre vepra penale, për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Po të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi ish-deputeten dhe ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi. Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje.

Meta dhe Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Hetimi nisi në vitin 2019 pas dy kallëzimeve të mbërritura në SPAK./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top