Belinda Balluku dhe Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë nesër qeverinë. Takimi pritet të zhvillohet para samitit “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së” (Growth Plan “Our Pathway to EU”), ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.
Mbledhja e qeverisë vjen pas vendimit të Gjykatësë së Posaçme për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, e cila deri tani mbante postin e zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës./ZËRI
Poll



