GJK la në fuqi pezullimin e Ballukut, Bardhi: Këshilli të mblidhet nesër, Kuvendi t’i hapë rrugë arrestimit


GJK la në fuqi pezullimin e Ballukut, Bardhi: Këshilli të

Belinda Balluku dhe Gazmend Bardhi

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar mbledhjen sa më parë të Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe lejimin e arrestit nga SPAK, pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres. Kreu i Grupit Parlamentar, thekson se çdo vonesë tjetër do të përbënte një akt të qartë pengimi ndaj drejtësisë.

Gazment BardhiMbrojtja e pushtetit dhe korrupsionit nuk është shtet ligjor! Sa herë që drejtësia i afrohet pushtetit të tij të kriminalizuar dhe të korruptuar, Edi Rama zgjedh sulmin kundër drejtësisë. Nga pezullimi kushtetues si “budallallëk botëror” tek “shpikjet e drejtësisë së papjekur”, Belinda Balluku e ka shndërruar Edi Ramën në një Don Kishot që sheh kudo armiq dhe bën beteja me mullinjtë e erës. Por problemi nuk janë metaforat e Ramës. Problemi është frika e kryeministrit për shkak të punëve të tij të zeza. Sepse kur një Kryeministër del publikisht për të delegjitimuar një vendim gjykate, ai nuk po mbron vetëm një ministre. Po mbron pushtetin e vet për ta vendosur atë mbi ligjin. Dhe çdo fjali e Ramës tregon një gjë: ai nuk e pranon kufirin e ligjit, duke shpallur veten “garant të vetëm” të drejtësisë. Por në një shtet ligjor drejtësinë nuk e garanton as një njeri, as një parti. E garanton Kushtetuta. E garanton ndarja e pushteteve. E garanton barazia para ligjit. Edi Rama as sot, as kurrë nuk ka qenë garant i drejtësisë. Ai ka qenë, është dhe do të jetë pengesa e saj. Sepse drejtësia e pavarur nuk ka nevojë për tutorë politikë. Ka nevojë për heshtjen e pushtetit dhe forcën e ligjit. Drejtësia nuk është mulliri i askujt. Dhe Shqipëria nuk ka nevojë për një garant personal të ligjit. Ka nevojë për ligj që zbatohet njësoj për të gjithë. Të hënën duhet të mblidhet Këshilli i Mandateve. Të hënën duhet të shqyrtohet kërkesa e SPAK. Të hënën Kuvendi duhet t’i hapë rrugë arrestimit. Çdo vonesë tjetër do të jetë një akt i qartë pengimi ndaj drejtësisë. Ligji nuk negociohet. Ai zbatohet. 

Gjykata Kushtetuese, në mbledhjen e datës 6 shkurt 2026, shqyrtoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për shfuqizimin e vendimit të GJKKO mbi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e lënë në fuqi. Në unanim 8 gjyqtarët u shprehën se ministri nuk hyn në kategorinë e personave të zgjedhur, siç janë deputetët dhe imuniteti i ministrit nuk përfshin pezullimin./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top