Gjiknuri dhe Bylykbashi dakord për “Zgjedhoren”: Draft i përbashkët dhe transparencë në financimet e partive!


Gjiknuri dhe Bylykbashi dakord për "Zgjedhoren": Draft i

oerd bylykbashi-damian gjiknuri

TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore organizoi sot një tryezë konsultimi mbi financimin e partive politike. Në këtë takim morën pjesë ambasadorë të huaj të akredituar në Shqipëri, kreu i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, si dhe bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi gjatë mbledhjes se bashkë me opozitën kanë rënë dakord për të hartuar një draft të përbashkët ligjor. 

“Bashkë me opozitën kemi vendosur të dalim me një draft të përbashkët që ky ligj të mos reflektojë inate politike, por rregulla të pranuara nga të gjithë. Sa më të konsoliduara të jenë partitë politike, aq më e fortë është demokracia. Është e domosdoshme transparenca e burimeve financiare dhe parandalimi i financimeve nga interesa biznesi të lidhura me pushtetin, shtete të tjera apo aktivitete kriminale”, u shpreh Gjiknuri.

Bashkëkryetari Oerd Bylykbashi shtoi se transparenca është kyçe për të parandaluar korrupsionin dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm apo kriminalë.

“Ndryshimet janë bërë në kohë të ndara. Dua të theksoj, pa hyrë në detaje, se funksionimi i partive politike është çështje thelbësore dhe kushtetuese, po aq sa transparenca e financimeve. Partitë janë organizma që shërbejnë për pluralizmin demokratik. Kjo është kërkesë kushtetuese dhe besoj se të gjithë ndajmë mendimin se transparenca është një formë e mirë për të shmangur korrupsionin dhe influencat e faktorëve kriminalë apo të huaj”, tha Bylykbashi./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top