TIRANË- Pas leximit të raportit të PS-së, kryeministri Edi Rama është ndalur gjatë fjalës së tij, në akuzat e opozitës për çështjen e Ballukut. Teksa renditi akuzat, sipas tij nga ‘700 tenxheret’, Rama iu drejtua kreut të Grupit të PD-së Gazment Bardhi, duke i kujtuar atij humbjen që pati në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 11 majit.
“I vetmi burrë që është në mbrojtje nga Komiteti i Helsinkit nga sulmi i një gruaje”, tha Rama, teksa ironizoi Bardhin me ‘betejën’ e tij të vazhdueshme me deputeten e PS-së, Zegjine Çaushi.
“Belinda Balluku e çoi PD për jufka në Dibër dhe e asfaltoi Gazment Bardhin në Fier. Gazi i Zegjinesë, që për herë të parë në historinë e botës është burri i vetëm që është marrë në mbrojtje nga Komiteti i Helsinkit nga sulmi i një gruaje. Mëshirë Zegjine”, tha Rama.
/ZËRI



