Gazetari gjerman paralajmëron nismën e re Rama-Vuçiç për zgjerimin e BE-së


Gazetari gjerman paralajmëron nismën e re Rama-Vuçiç

Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama

GJERMANI- Një zhvillim i ri në skenën politike në rajon pritet të bëhet publik së shpejti. Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka paralajmëruar publikun për një iniciativë të përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Martens në platformën sociale X shkruan se dy liderët pritet të dalin me një propozim të ri që lidhet me procesin e zgjerimit të Bashkimi Europian. Ai thekson se iniciativa ka potencialin të tërheqë vëmendje të konsiderueshme në rajon dhe më gjerë, por paralajmëron se ajo mund të përballet edhe me kundërshti.

Gazetari nuk ka dhënë ende detaje konkrete mbi përmbajtjen e planit, duke bërë të ditur se informacioni i plotë do të publikohet në vijim në faqet e FAZ. Nisma e paralajmëruar vjen në një moment kur dinamika e zgjerimit të BE-së dhe roli i vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten në qendër të diskutimeve politike në Europë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top