Toni Kros, pesë herë kampion evropian me Real Madridin, analizoi El Clasicon e fituar nga Los Blancos të dielën e kaluar kundër Barçës (2-1) në podcastin e tij “Einfach mal Luppen” dhe shprehu habinë e tij për mungesën e Ronald Araujos nga formacioni titullar në favor të Erik Garcias.

“Nuk e kuptoj pse luajti Erik Garcia. Po, ai është pak më i mirë se Araujo me topin, por Araujo ka forcën fizike për të ndjekur kundërshtarët, veçanërisht kur mbrohet me një vijë të lartë. Ai ishte zgjedhja perfekte për këtë stil dhe këtë kundërshtar. Sinqerisht, nuk e kuptoj vendimin e trajnerit”.
Në të njëtën kohë Kros mbrojti qëndrimin e tij duke folur në favor të uruguaianit. “Kur përballesh me Mbape dhe Vinicius, ke nevojë për një lojtar që mund të barazojë shpejtësinë e tyre, dhe kjo është ajo që ka Araujo. Mungesa e tij më habiti shumë”. Për më tepër, trajneri gjerman kujtoi ndikimin e transferimit të Injigo Martínez në futbollin e Arabisë Saudite për t’u bashkuar me Al-Nassr në gusht.
“Injigo Martínez ishte shumë i rëndësishëm. Sezonin e kaluar ai ishte mbrojtësi më i mirë në posedim të topit. Ai nuk është më i shpejti, por është i shkëlqyer në mbrojtje dhe në nisjen e sulmeve. Kundër Real Madridit, ata e humbën atë kur u përballën me presion të lartë. Ata nuk e zëvendësuan dhe kjo ka një ndikim të rëndësishëm.” Së fundmi, Kros theksoi mungesat e rëndësishme në skuadrën e Barcelonës për vizitën e tyre në Bernabéu.
“Të them të drejtën, Barcelona mbërriti e lodhur, nga portieri te trajneri, i cili nuk ishte as në stol. Atyre u munguan Rafinja, Dani Olmo dhe Levandovski, dhe kjo bën një ndryshim të madh në një ndeshje të këtij kalibri. Jam i sigurt se ata do të përmirësohen më vonë”. Të shikojë Perdin që pasminutës së 70-të vinteduart në mes dhe shikonte nga stoli njësoj sikur të lutej aman më zëvendësoni është për të ardhur keq. Nuk kisha parë prej kohsh një Baecelonë kaq tq lodhur dhe me mungesë idesh sidomos në sulm. Kjo nuk ule vlerat e Eealit në fitoren 2-1, por është këmbanë alarmi për Flik në ndeshjet në vazhdim.
PANORAMASPORT.AL








