Garë e fortë për Komunën e Prishtinës, Exit Poll sheh në balotazh Përparim Ramën dhe Hajrulla Çekun


Garë e fortë për Komunën e Prishtinës, Exit Poll sheh në balotazh Përparim Ramën dhe Hajrulla Çekun

Oct 12, 2025 | 19:38






























Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje pritet të përballen në balotazhin e 9 nëntorit për udhëheqjen e Prishtinës.

PRISHTINE

Kështu thuhet në exit poll-et e publikuara nga Klan Kosova, TV Dukagjini dhe T7. Sipas këtyre parashikimeve, Rama ka një epërsi të vogël ndaj Çekut.

Në Kosovë u mbajtën sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. KQZ-ja njoftoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 ishte rreth 33 për qind.

Të drejtë vote kishin 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit./ REL

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top