Gara për kreun e PD-së më 23 maj, Berisha konfirmon kandidimin: Kush tha që jo?


Gara për kreun e PD-së më 23 maj, Berisha konfirmon kandidimin:

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kreun e Partia Demokratike e Shqipërisë, në zgjedhjet e 23 majit brenda partisë.

Në një konferencë për shtyp, i pyetur nga gazetarët për këtë garë, Berisha nuk hezitoi të përgjigjej.

Pyetje: A e konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në këtë garë?

Berisha: Kush të tha ty që jo? Si e bën këtë pyetje?

I pyetur nëse rikandiimi bie ndesh me statutin e PD, Berisha tha se udhëheqësi duhet të japë dorëheqjen vetëm kur humbet në ‘kushte normale, jo farsa elektorale’.

“Neni flet për zgjedhje, jo për fazë elektorale. Nëse ka një realitet, janë zgjedhjet ishin farsë elektorale. Kur zgjedhjet janë normale, është detyra e drejtuesit për dorëheqje”, u shpreh Berisha.

Rreth dy muaj kanë mbetur nga mbarimi i mandatit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha (22 maj). Ditën e djeshme, nga mbledhja e kryesisë së PD, u bë e ditur se afati i përfundimit të procesit për zgjedhjen e kryetarëve dhe kryesive në degë do të jetë 30 prillit. Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike janë planifikuar të mbahen më 23 maj. Ndërkohë, më 6 qershor pritet të zhvillohet edhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku do të formalizohen strukturat drejtuese dhe vendimmarrjet e reja politike të kësaj force. Vetë Berisha më herët ka deklaruar se nuk do të respektojë nenin “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Neni parashikon se kryetari i Partisë Demokratike duhet të largohet nga detyra nëse humb zgjedhjet parlamentare. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top