Braziliani Nejmar tashmë ka nisur pushimet pasi siguroi mbijetesën e Santosit në kampionatin brazilian. Ai ka zgjedhur si destinacion Nju Jorkun, teksa është shfaqur me partnerten e tij, Bruna Biankardi.
33-vjeçari tërhoqi vëmendjen me një kostum rozë dhe të bardhë në “Times Square”. Ai kishte vendosur një maskë në fytyrë për të mos u njohur nga njerëzit, por veshja e tij mori vëmendjen ndërsa pozonte me modelen.

Çifti shijoi festimet duke dëgjuar disa këngë të Krishtlindjeve ndërsa udhëtonin nëpër “Times Square”.








