Fotot nga paparazzi/ Djali i Igli Tares larg fushave të blerta, shijon kafet me miqtë në Tiranë!

Fotot nga paparazzi/ Djali i Igli Tares larg fushave të blerta, shijon kafet me miqtë në Tiranë!

Nov 29, 2025 | 22:49






























Për ata që nuk e njohin, mund ta identifikojnë edhe për shkak të ngjashmërisë që ka me babain e tij. Djaloshi në fjalë është Etien Tare, djali i madh i legjendës së futbollit, Igli Tare.

Etien Tare

Nën gjurmët e të atit, edhe Etieni prej vitesh ka nisur tashmë karrierën si futbollist. Pas disa eksperiencash që ka pasur me skuadrat ndërkombëtare, Tare ka provuar edhe fushat shqiptare, duke u shndërruar shpejt në një emër të njohur dhe të dashur në vendin tonë.

Etien Tare

Këtë herë ka qenë paparaci ynë që ka mundur të shkëpusë Etienin, në një moment relaksi. Në shoqërinë e disa miqve, futbollisti ka preferuar që të konsumojë një kafe, krejtësisht i relaksuar. I veshur sportiv dhe në shoqëri të mirë, ai është shfaqur pa shoqërinë e ndonjë vajze pranë.

Etien Tare2

E duke qenë se futbollistët janë shumë të preferuar edhe nga femrat, të gjithë sytë e kureshtarëve presin që të shikojnë Etienin në shoqërinë e një partnereje. Sakaq, edhe Igli Tare ka folur pak kohë më parë për familjen e tij.

Etien Tare4

Në një intervistë ai u shpreh se me disiplinë dhe vullnet ia ka dalë që të shndërrojë familjen e tij në një familje të lumtur. E tashmë është radha e Etienit që të prekë fushat e mëdha të sportit në kërkim të suksesit, në gjurmët e babait të tij.

Etien Tare1 Etien Tare3

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top