FOTOLAJM/ Nga Championsi në Botëror, Melanie është muza e shorteve

FOTOLAJM/ Nga Championsi në Botëror, Melanie është muza e shorteve

Nov 23, 2025 | 15:24






























Melanie Winiger ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si prezantuese e shorteve të ngjarjeve më të mëdha sportive. Pasi goglave në shortet e Ligës së Kampionëve, së fundmi, Winiger drejtoi shortin e “play off”-it për Kupës së Botës 2026, kompeticion që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.3Ajo tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në skenë gjatë shortit të turneut më të madh në botën e sportit. Kush është Melanie Winiger? Me origjinë zvicerane-kanadeze, Melanie Winiger është aktore, modele dhe fituese e një konkursi bukurie.

Ajo nisi karrierën në botën e modës dhe në vitin 1996 u shpall “Miss Zvicra”, duke përfaqësuar më pas vendin e saj në “Miss World 1996” dhe “Miss Universe 1997”. Në vitin 2003 u fut në botën e aktrimit dhe pas debutimit si aktore, ajo u zhvendos në Los Angeles dhe ndoqi Institutin e famshëm “Lee Strasberg Theatre” and “Film Institute” në degën e “West Hollywood” deri në vitin 2005. Winiger më pas mori role në prodhime amerikane dhe zvicerane, si në film ashtu edhe në televizion, ndërsa në vitin 2008 u shfaq në një reklamë televizive për markën Moschino.

Ajo iu kthye prezantimit në vitin 2008, duke debutuar si moderatore e shortit të grupeve të Champions League që u mbajt në Monako. Winiger u rikthye sërish në skenën e “Champions League” në vitet 2010 dhe 2011 për sezonet 2010-11 dhe 2011-12, si dhe përsëri për sezonin 2015- 16. Talenti e saj ka kaluar edhe përtej futbollit, në vitin 2017 ajo ishte prezantuesja zyrtare e shortit të “World Boxing Super Series”.

SnapInsta.to_522601183_18517710100050242_6712860230786180031_n SnapInsta.to_522406293_18517710091050242_3711766689634802940_n (1)  SnapInsta.to_67731010_476487203202016_3829563818486186545_n (1)  SnapInsta.to_468087506_18471650017050242_1001726378002990865_n SnapInsta.to_468044543_18471649813050242_719500233621672737_n

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top