Ka nisur supersfida e Superiores mes Tiranës dhe Partizanit.
Të dyja tifozeritë kanë ndezur derbin kryeqytetas. Bardheblutë kanë shpalosur një banderolë me një mesazh të fortë: “Kur i ftohti vjen, vetëm më të fortët mbijetojnë”. Ky mesazh i tifozëve të Tiranës vjen si motivim për skuadrën e zemrës edhe pse ndodhen në fundin e tabelës.
Nga ana tjetër “demat” janë shfaqur të gjithë me tullumbace në ngjyrë të kuqe duke dhuruar emocione të bukura në “Air Albania”.
PANORAMASPORT.AL








