FOTO/ “Të përjashtuar” nga Silvinjo, dy futbollistët kuqezi shfaqen përkrah Armando Brojës

FOTO/ “Të përjashtuar” nga Silvinjo, dy futbollistët kuqezi shfaqen përkrah Armando Brojës

Nov 16, 2025 | 18:35






























Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja e nisi nga stoli sfidën kundër Anglisë. Në transfertën e Andorrës 3 ditë më parë ai luajti si titullar, por zhgënjeu me paraqitjen e tij dhe kështu trajneri Silvinjo ka vendosur mos ta hedhë në fushë që nga minuta e parë. 

FOTO: LSA

Përkrah tij në stol shfaqen edhe dy lojtarë si Mario Mitaj dhe Juljan Shehu të cilët bënë një performancë të mirë në Andorrë. Arsyeja pse ata janë në stol është për shkak të kartonëve të verdhë dhe duke mos dashur të rrezikojnë pezullimin dhe të humbasin ndeshjen e play-off në muajin mars, trajneri i Kombëtares i ka ulur në stol.

FOTO: LSA

FOTO: LSA

FOTO: LSA

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top