FOTO/ Mrekullia e Shqipërisë dhe Kosovës në kualifikueset e Botërorit, si u përmbysën parashikimet e ekspertëve të statistikave. Ja si ishte tabloja në mars

FOTO/ Mrekullia e Shqipërisë dhe Kosovës në kualifikueset e Botërorit, si u përmbysën parashikimet e ekspertëve të statistikave. Ja si ishte tabloja në mars

Nov 19, 2025 | 23:00






























Shqipëria dhe Kosova kanë arritur të kualifikohen në play-off të Botërorit dhe ky rezultat historik ka qenë krejtësisht surprizë për shumëkënd. Sidomos për ekspertët e statistikave për të cilët shanset e dy skuadrave për vendin e dytë në grup kanë qenë minimale.

shqieria kombetarja

Pikërisht ekspertët e “Football Meets Data”, para fillimit të eliminatoreve në muajin mars, kishin bërë parashikimet e tyre për shanset që kishin të gjitha skuadrat që merrnin pjesë në kualifikuese. Në shumicën e rasteve parashikimi ka dalë i saktë sa u përket dy vendeve të para. Por kishte pesë skuadra të cilat nuk përmbushën parashikimet e tyre që i shihnin jashtë dy vendeve të para në grupet përkatëse.

Për Shqipërinë, parashikohej vetëm 24% shanse për vendin e dytë, pasi Serbia ishte e favorizuar me 53% të simulimeve kompjuterike që e shihnin në atë pozicion. Kuqezinjtë parashikohej të dilnin të tretit në 63% të simulimeve.

Sa i përket Kosovës, shanset e saj ishin edhe më minimale sipas ekspertëve të statistikave, pasi ajo kishe vetëm 11% shanse të siguronte vendin e dytë dhe për më tepër përllogaritej me 63% të simulimeve si skuadra që do të merrte vendin e fundit në grup.

Parashikimet e “Football Meets Data” në muajin mars para se të nisnin kualifikueset

Tre emrat e tjerë që dolën jashtë parashikimeve ishin Skocia, Irlanda dhe Bosnjë Hercegovina. Rasti i Skocisë për më tepër është i veçantë pasi nga “surprizat”, ishte ajo e cila shkoi direkt në Botëror, pa kaluar nga play-off.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top