Sot në orën 13:00 do të hidhet shorti i FIFA-s, për fazën “play off” të kualifikueseve të Botërorit. Shqipëria dhe Kosova ndodhen në vazon e tretë, ndërsa ëndërrojnë të jenë pjesë e katër ekipeve që kualifikohen nga 16 që ndodhen në garë për Europën.

FIFA do e transmetojë shortin e Zyrihut, drejtpërdrejt në “YouTube”. Çfarë bie në sy është se duke qenë më tepër se 4 orë larg, rreth 80 përdorues qëndrojnë në pritje.
Shqipëria dhe Kosova ndodhen në vazon e tretë. Si rival të mundshëm do të kenë Poloninë, Sllovakinë, Uellsin dhe Çekinë.
Sot do të mësohet edhe çifti rival për finalen, nëse kalohet në fazën e fundit. Fakt është se ndeshja e parë do të luhet në transfertë për Shqipërinë e Kosovën, ndërsa ajo finale vendoset nga shorti.
PANORAMASPORT.AL








