Natën mes së premtes dhe së shtunës, në Majami u zhvillua ndeshja e shumë diskutuar mes ish-kampionit të peshave të rënda Anthony Joshua dhe “youtube”-rit Jake Paul.

Një spektakël që, sipas shumë kritikëve, rrezikon të dëmtojë thelbin e boksit, por që pati një fituese të padiskutueshme: Raphaela Milagres.
Modelja braziliane ishte një nga “ring girl”-et që me prezencën e saj ndezi atmosferën në “Kaseya Center”, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.
Me 181 mijë ndjekës në “Instagram”, Raphaela është një fytyrë e njohur për adhuruesit e boksit dhe sporteve të luftimit, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga figurat më të spikatura të eventeve të këtij lloji.

PANORAMASPORT.AL








