Formula 1 ka një kampion bote të ri! Norris fiton me vetëm 2 pikë diferencë pas magjisë së radhës të Vershtapen

Formula 1 ka një kampion bote të ri! Norris fiton me vetëm 2 pikë diferencë pas magjisë së radhës të Vershtapen

Dec 7, 2025 | 15:43






























Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik ka fituar kampionatin mes drithërimave, pasi në fund diferenca e tij pas garës së Abu Dabi ishte vetëm 2 pikë nga Maks Vershtapen.

bandicam 2025-12-07 15-35-14-928

Holandezi e nisi nga starti dhe siç pritej, me një strategji perfekte, shkoi i vetëm deri në fund të garës, duke shpresuar në një mrekulli pas krahëve të tij. Norris pa Piastrin ta kalonte që në xhirot e para, por më pas u tregua i vëmendshëm dhe ruajti me shumë fanatizëm vendin e tretë, që i mjaftonte për të siguruar titullin kampion.

Dhe kështu ndodhi, pasi tre makinat e mbyllën në këtë rend garën e fundit të sezonit, duke dekretuar kampionin e ri të botës.

SHIH VIDEON

Norris e mbylli me 423 pikë, Vershtapen me 421 dhe Piastri me 410 pikë.

SHIH VIDEON

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top