Forca e Interit, zikaltrit “makinë golash” edhe pa Turamin

Forca e Interit, zikaltrit “makinë golash” edhe pa Turamin

Oct 31, 2025 | 22:12






























Interi po vazhdon të shfaqë një formë sulmuese të jashtëzakonshme në kampionat. Me 22 gola të shënuar deri tani, skuadra e Kivu-s ka realizuar më shumë se çdo rival tjetër, duke lënë pas Napoli-n, Milanin, Romën dhe Juventusin.

lautaro turam

Kjo tregon qartësisht forcën e repartit ofensiv të zikaltrëve, që nuk mbështetet vetëm tek një lojtar. Edhe pa Markus Turam, i cili mungon prej disa javësh për shkak të dëmtimit, Interi ka arritur të prodhojë gola dhe të fitojë ndeshje vendimtare. Faktikisht, janë plot 10 lojtarë të ndryshëm që kanë gjetur rrugën e rrjetës për skuadrën, duke dëshmuar një nivel të lartë të skuadrës si kolektiv. Lautaro Martinez ka mbajtur barrën e rëndë të sulmit, duke shënuar gola në momente kyçe, por mungesa e Thuram ka bërë që pesha e golave të bjerë kryesisht mbi supet e tij.

Rikthimi i francezit pritet të shpërndajë këtë peshë dhe të ofrojë më shumë opsione sulmuese për Kivu-n. Turam ka rifilluar të stërvitet me grupin dhe pritet të jetë i grumbullueshëm për ndeshjen e radhës ndaj Veronës. Kjo paraqitje do të shërbejë si përgatitje për sfidën e Champions League ndaj Kairat, ku Interi kërkon të ruajë dominimin në grup.

Përveç rikthimit të Turam, skuadra vazhdon të tregojë organizim të fortë dhe kreativitet në fazën sulmuese. Presioni konstant ndaj kundërshtarit, kombinimet e shpejta dhe shpërndarja e topit kanë bërë që Interi të jetë i rrezikshëm nga çdo pozicion i fushës. Megjithëse mungesa e Turam nuk ka ndikuar negativisht në rezultatet, rikthimi i tij pritet të jetë një shtysë e madhe morale dhe taktike për ekipin.

Kjo do të lejojë Chivu-n të ndryshojë formatin e sulmit dhe të shfrytëzojë më mirë potencialin e lojtarëve si Lautaro, Boni e Pio Esposito, duke i dhënë rumunit më shumë alternativa në reaprtin ofensiv. Në total, Interi duket i kompletuar dhe gati për të sfiduar çdo rival. Kombinimi i lojtarëve të talentuar me një strategji sulmuese të qartë dhe rikthimi i Thuram siguron një avantazh të madh për zikaltrit në vijim të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top