Foltore para Kryeministrisë? Berisha: Do të hapim platformën parlamentaro-qytetare!


Foltore para Kryeministrisë? Berisha: Do të hapim platformën

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se opozita do të hapë platformën parlamentare para Kryeministrisë, ku deputetë e qytetarë do të mbajnë fjalimet e tyre. Gjatë konferencës për shtyp, Berisha theksoi se kjo ‘masë’ do të ndërmerret pasi sipas sipas tij, opozita nuk po lejohet të flasë në Kuvend.

“I sugjeroj grupit dhe opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet dhe denoncimet. Pas 9 seancash, opozita është lejuar vetëm një ditë të debatojë në Kuvend. Atëherë ne kalojmë ne debat me qytetarët”, tha Berisha.

Berisha paralajmëroi së shpejti edhe protestën e parë kombëtare, ku ftoi qytetarët që të jenë të gatshëm për të luftuar për votën e tyre. 

“Së shpejti do të njoftojmë protestën e parë kombëtare, ftojmë qytetarët që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kur një regjimi që e ka vjedhur atë, që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, financiar, logjistik për t’u marrë votën shqiptarëve. Përpjekja jonë për të transformuar Parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve has në absurditetin dhe banditizmin e paprecedent parlamentar.”, tha Berisha.

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top