“Flitet lart e poshtë se janë bllokuar”, Rama: Negociatat me BE s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh


"Flitet lart e poshtë se janë bllokuar", Rama: Negociatat me

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se negociatat e Shqipërisë me Bashkimi Evropian nuk kanë ngecur, duke hedhur poshtë pretendimet për bllokim të procesit integrues. I pranishëm në një aktivitet për prezantimin e vendeve të lira të punës në administratën publike, Rama theksoi rolin kyç të administratës në rrugën drejt integrimit evropian.

Rama bëri të ditur gjithashtu se muaji prill do të jetë një periudhë me diskutime intensive në kuadër të këtij procesi.

“Pala tjetër është stërvitur me dekada  për t’ia nxirë jetën vendeve që janë ulur në atë tryezë vendeve që janë ulur në atë tryezë për t’u bërë anëtarë të BE, për t’ia nxirë jetën në kuptimin e plotë të fjalës, duke kërkuar llogari në detaje në çdo sektor. Dhe kur ajo palë shpreh ato vlerësime atëherë vërtet në kemi arsye të jemi shumë të inkurajuar dhe besimplotë se kemi mundësi të ndërtojmë një Shqipëri me administratë të standardeve evropiane.

Flitet lart e poshtë se negociatat janë bllokuar, kjo është e pavërtetë. Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë, por janë një proces testimi dhe provimi i vazhdueshëm. Ky provim është një provim kyç, por nuk ka zero motiv për të folur për bllokim për pengim. Jemi sipas axhendës së përcaktuar. Prilli është muaj i diskutimeve intensive”, deklaroi Rama.

 

Poll



Source link

Scroll to Top