Flasin protagonistët te Milani, Menja dhe Leao: Pikë të rëndësishme, kemi objektiva të mëdha

Flasin protagonistët te Milani, Menja dhe Leao: Pikë të rëndësishme, kemi objektiva të mëdha

Nov 3, 2025 | 15:51






























Majk Menjan ishte protagonisti absolut i fitores së Milanit ndaj Romës, me penalltinë e pritur ndaj Dibalas në minutat vendimtare.

menja

Portieri francez, në intervistën për Dazn, u shpreh: “Këto janë tre pikë shumë të rëndësishme. Që nga fillimi i sezonit po luftojmë çdo sekondë dhe, duke luajtur si ekip, mund të arrijmë vetëm rezultate pozitive.”

I matur si gjithmonë, Menjan shmangu fjalët e mëdha: “Për ëndrra është ende herët, jemi në nëntor. Duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshjeje, me mendje të kthjellët. Kemi objektiva të mëdhenj, por duhet t’i arrijmë me qetësi.”

Për momentin e penalltisë, ai shtoi: “Kisha besim te vetja dhe shokët kishin besim te unë. Jam i lumtur që ndihmova skuadrën.” Në të njëjtën linjë foli edhe Rafa Leao: “Punoj për skuadrën, jo për veten. Ndeshje të tilla janë shumë të vështira. Nuk u dorëzuam kurrë dhe fitorja është e merituar. Rëndësi kanë pikët dhe fryma e grupit.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top