Liverpuli mbrëmjen së martës arri ti një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, teksa mposhti Realin me rezultat 1-0 në “Anfield”, duke u rikthyer dalëngadalë në formë. Autori i golit vensimar, Aleksis MekAlister vlerësoi fitoren e arritur në supersfidën me “Los Blancos”. “Ishte një ndeshje e mirë kundër një skuadre shumë të fortë. Do të thoja se ishte mjaft e rëndësishme, por ne e dimë se duhet të ruajmë vrullin. Është e rëndësishme të qëndrojmë të sigurt. Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë”, tha ndër të tjera, MekAllister pas ndeshjes.

“Ne të gjithë e dimë që Courtois është një portier fantastik. Ai bëri disa pritje të mrekullueshme, por mendoj se ne ishim më të mirë sot dhe e merituam fitoren”, tha në përfundim të prononcimit të tij mesfushori argjentinas i Liverpulit. Pa dyshim një nga lojtarët që spikati ishte Dominik Sobozlai, i cili dhuroi një asist për MekAllsterin. Madje Sobozlai lavdëroi yllin gjerman, Florian Virc, për paraqitjen e tij në ndeshje. “Më lejoni të përmend Florian Virtc.
Çfarë ndeshje! Ai vazhdoi të vraponte, vazhdoi të fitonte topat, të mbrohej me vrap, të kishte rastet e tij dhe të më jepte pothuajse një asist, kështu që më vjen keq edhe unë”, u shpreh hungarezi. Liverpuli, në Ligën e Kampionëve gjendet në pozicionin e 6-të, ku ka gjithsej 9 pikë.








