Fitore e rëndësishme dhe moral për “El Clasicon”, Flik vlerëson Barcelonën pas triumfit në Champions
Hansi Flik ofroi mendimin e tij për ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Olimpiakosit. Trajneri gjerman shprehu kënaqësinë e tij për fitoren dhe pranoi se kjo do t’u japë atyre besim përpara “El Clasicos” të së dielës. Ai nuk pranoi të komentonte për performancën e gjyqtarit dhe vlerësoi performancën e Fermin.
“Kishim disa probleme në fillim të ndeshjes, por e meritonim fitoren. Çdo gol dhe çdo fitore është e rëndësishme.
“Nuk është problemi im të merrëm me kundërshtarin, sidomos me kolegun. E shoh ndryshe, por nuk do të hyj në polemika. Nuk e di se si vendimet e ndryshuan lojën. Duhet të luajmë në fushë, ka situata që shkojnë në favorin tonë dhe ato që shkojnë në disfavorin tonë. E kuptoj që ai është i zemëruar”.
Ai vlerëson fitoren. “Gjëja e parë është se fituam sot, gjë që ishte e rëndësishme, dhe kjo duhet të na japë besim për atë ndeshje. Është një ndeshje e jashtëzakonshme. Nuk kemi kohë për të humbur. Do të rikuperohemi. Çdo ndeshje të jep besim. Fituam sezonin e kaluar, por kjo i përket të kaluarës. Jemi në një situatë të ndryshme, por jam optimist për shkak të sezonit të kaluar dhe sepse e shoh veten të aftë. Ndoshta do të rikthejmë disa lojtarë. Do ta shohim, kemi kohë për të pushuar dhe për t’u përgatitur për “El Clasicon”. Përsa i përket lojës së Jamal, e cila është kritikuar shumë sot, trajneri gjerman i Barcelonës, Hansi Flik ka mendim tjetër.
“Ai nuk ka probleme fizike. Për të dhe për të gjithë, është një fitore e rëndësishme. Të dielën, ai do të jetë një tjetër Lamin dhe do të jetë në 100 përqind të formës. Vitin e kaluar, ai luajti shumë mirë në ndeshjet e mëdha dhe nuk kam dyshim se do ta bëjë përsëri.” Në të njëtën kohë ai një mendim e ka pasur edhe për Rashford. “Ai luajti një ndeshje shumë të mirë. Po luan shumë mirë. Është një lojtar i rëndësishëm në fushë. Penalltia ishte penallti, dhe e dyta mund të jetë gjithashtu. Ajo që pres prej tij është që ai të japë 100%”.
PANORAMASPORT.AL









