Fitoi zgjedhjet e 28 dhjetorit, Albin Kurti: Së shpejti do takohem me Presidenten, bllokimet për formimin e qeverisë janë inekzistente


Fitoi zgjedhjet e 28 dhjetorit, Albin Kurti: Së shpejti do takohem me Presidenten, bllokimet për formimin e qeverisë janë inekzistente

Dec 31, 2025 | 14:16






























Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shumë shpejt do ta takojë presidenten, Vjosa Osmani me qëllim konstituimin e Parlamentit dhe krijimin e qeverisë së re.

albin kurti

“Ne së pari do të presim që të certifikohen rezultatet duhet te konstituohet Kuvendi të shohim përbërjen e legjislaturës së re dhe me pastaj të ecim tutje. Por, ashtu siç kam thënë sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë bashkë për rrugën përpara. Keni parasysh njëherë është konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhja e presidentes”, tha ai pas vizitës në Telekomin e Kosovës.

I pyetur për mundësi bashkëpunimi me ndonjë parti politike, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit është i qartë, dhe se tashmë pengesat për formimin e Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente.

“Nuk kam ndonjë gjë të re për të thënë rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë. Ne kemi pritur se do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit por duket se po e tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit 2021. Bllokimi në formimin e Kuvendit dhe pengesat për formim të qeverisë së re tashmë janë inekzistente”, deklaroi Kurti.

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top