Firmoset marrëveshja “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”/ Rama: Ndërmarrjet e vogla, thelbësore për ekonominë


Firmoset marrëveshja “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”/

Edi Rama

TIRANË-U nënshkrua sot partneriteti i ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të vihet në dispozicion kredi me interes 2%.

Edi Rama: Problemi ka qenë financimi i aksesueshëm dhe i arsyeshëm. Kështu ka lindur edhe ky projekt, që fillimisht ishte i dedikuar për bujqësinë, nga i cili nxorrëm mësimet tona, dhe sot është kthyer në një program shumë serioz mbështetje të qeverisë, për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Brenda një kohe shumë të shkurtër pas firmosjes së kësaj marrëveshje, do ketë një program që ua dyfishon ndërmarrjet e tyre. 5 vjet më parë kredia në Shqipëri ka qenë rreth 5 miliardë euro. Sot është 10 miliardë euro, jemi në një dyfishim të kapacitetit financues të ekonomisë nga bankat e nivelit të dytë, që tregon se ekonomia është në gjendje të shëndetshme me potencial të madh rritje. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do jetë një linjë kredie me interes minimal 2 për qind dhe maksimal 3 për qind, e shoqëruar me garanci sovrane nga qeveria, nga 30-70 për qind, sipas nivelit të riskut.

Edhe Guvernatori i Banka e Shqipërisë, Gent Sejko, u bëri thirrje bankave të rrisin financimin për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për sektorin bujqësor. Gevernatori u shpreh se kredia për këto ndërmarrje do të ndihmonte në rritjen e prodhimit në vend, zhvillimin e ekonomisë, rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Gent Sejko: Megjithatë, ecuria pozitive e kreditimit gjatë kësaj periudhe përmban në vetvete një ritëm të diferencuar rritjeje ndërmjet bizneseve të kategorizuara sipas madhësisë dhe sektorit ku ato operojnë. Në veçanti, segmenti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, i cili përbën shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, duke gjeneruar pjesën dërrmuese të vlerës së shtuar dhe duke ofruar punësim për pjesën më të madhe të shoqërisë, ka një akses relativisht të ulët në kredi. Për këto arsye, rritja e kredisë në këto segmente duhet konsideruar si një prioritet i rëndësishëm kombëtar. Një akses më i lartë në kredi do t’i hapte rrugë zgjerimit më të shpejtë të potencialeve prodhuese të vendit, rritjes së produktivitetit total të ekonomisë dhe përmirësimit të mëtejshëm të mirëqenies së shoqërisë.

Poll



Source link

Scroll to Top