SHBA- Është firmosur zyrtarisht Bordi i Paqes nga 50 shtete, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova, në një ceremoni të zhvilluar në Uashington. Nënshkrimi nënkupton angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera, për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme.
Mbledhja inauguruese u hap me fjalën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili falënderoi për pjesëmarrjen Kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë seancës, Rama mbajti fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes. Në përfundim të mbledhjes, ndryshe nga liderët e tjerë, Rama u ndal disa minuta në bisedë me Trump gjatë shtrëngimit të duarve. Në krah të Trump ndodhej edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Siç shihet edhe në video, biseda ishte në dukje intensive, ku kryeministri shqiptar dukej se po i fliste për diçka që e shqetësonte. Bisedës i bashkohet edhe presidentja Osmani, teksa në fund e mbyllin takimin me shtrëngime duarsh e buzëqeshje.
/ZËRI



