Festë pas lavdisë, Shqipëria kërkon “luksin” ndaj Anglisë. Kuqezinjtë synojnë histori

Festë pas lavdisë, Shqipëria kërkon “luksin” ndaj Anglisë. Kuqezinjtë synojnë histori

Nov 15, 2025 | 12:08






























Fitorja e kuqezinjve në Andorra, ka kuali fikuar zyrtarisht skuadrën tonë për në “Play Off” të Kupës së Botës, aty ku do të ketë edhe dy finale të tjera për të shkruar historinë. Goli i Kristjan Asllanit, çliroi kuqezinjtë, të cilët ndaj Anglisë do të luajnë pasditen e nesërme një ndeshje luksi në “Air Albania”, ndeshje kjo që për Shqipërinë mund të ndikojë vetëm në ndarjen e vazove për shortin që do të hidhet pas pak ditësh për “Play Off”.

angli-shqiperi

NDESHJA- Sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 18:00. Ndeshja do të ketë një interes të veçantë nga ana e tifozëve, të cilët kanë blerë të gjitha biletat e nxjerra në shitje. Madje, sikur të mos mjaftonin biletat e shitura nga federata, të shumta kanë qenë edhe biletat e shitura në treg të zi me çmime shumë herë më të shtrenjta se çmimi real.

Kuqezinjtë kanë siguruar vendin e dytë dhe sfida ndaj Anglis,ë përveç statistikës, mund t’i shërbejë Shqipërisë edhe për shortin e “Play Off”, pasi një fitore e mundshme, mund të rrisë shanset për të zënë vazon e dytë, megjithatë duket diçka thuajse e pamundur të ndodhë. Anglia nga ana tjetër ka siguruar vendin e parë me 21 pikë në shtatë ndeshje të zhvilluara, ndërkohë që nuk ka pësuar asnjë gol në këto kualifikuese, karshi 20 të shënuarve.

KUSHTET ATMOSFERIKE- Sfida e nesërme pritet të luhet në kushte shumë të mira për një ndeshje futbolli. Temperaturat gjatë ndeshjes pritet të jenë rreth 13 gradë celcius, ndërkohë që nuk pritet të ketë reshje shiu, duke e bërë shumë ta favorshme për të zhvilluar një ndeshje me spektakël, duke parë edhe faktin se asnjëra nga ekipet nuk ka një objektiv real në këtë sfidë, përveç fitores për statistikë.

FESTA- Kualifikimi në “Play Off”, e ka kthyer në festë këtë ndeshje, ndërkohë që pritet që edhe nga FSHF të ketë organizime të veçanta. Kjo për shkak se për herë të parë në histori, Shqipëria ka arritur deri në këtë fazë të Kupës së Botës. Para, në pushim dhe pas ndeshjes, pritet që në fushë të ketë koncert festiv por edhe aktivitete të ndryshme.

MBËRRITJA- Skuadra ka zhvilluar dje seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Anglinë. Kuqezinjtë kanë vijuar me përgatitjet për këtë sfidë në Andorra, pikërisht në stadiumin ku shkruan histori, duke fituar me shifrat 0-1. Skuadra u nda në dy grupe, ku lojtarët që luajtën titullar ndaj Andorrës, zhvilluan një seancë rikuperimi ndërsa pjesa tjetër, zhvilluan stërvitje duke marrë ngarkesë maksimale. Në orët e mbrëmjes, skuadra ka mbërritur në Tiranë dhe është akomoduar pranë stadiumit “Air Albania”. Sot kuqezinjtë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe pritet që të ketë edhe konferencë shtypi nga trajneri Silvinjo dhe një lojtar.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top