Festa e çmendur/ Aeroporti i Dublinit “ndryshon” emrin, tani quhet…. Troy Parrot

Festa e çmendur/ Aeroporti i Dublinit “ndryshon” emrin, tani quhet…. Troy Parrot

Nov 17, 2025 | 18:18






























Në Irlandë pati festime në çdo cep të vendit, pas triumfit dramatik me përmbysje ndaj Hungarisë, ndërsa Aeroporti i Dublinit e shfaqi mirënjohjen e tij në rrjetet sociale.

aeroporti

Pas tregolëshit të Troy Parrot, llogaria zyrtare në mediat sociale e aeroportit ndau një imazh që tregonte se, për një moment, aeroporti u riemërua Aeroporti “Troy Parrott”, në homazh të gëzimit të madh që sulmuesi 23-vjeçar u solli të gjithë banorëve të atij vendi, madje edhe atyre që nuk e pëlqejnë futbollin!

Llogaria zyrtare publikoi një foto të aeroportit me emrin e “ndryshuar” në Troy Parrott International Airport.

Por nuk u ndal me kaq, ata shkuan deri aty sa të ndryshonin edhe emrin e vetë llogarisë në rrjete sociale në, siç mund ta merrni me mend, Troy Parrot International Airport.

Pikërisht ky detaj i fundit u bë ai që tifozët kapën dhe komentuan më së shumti në reagimet ndaj postimit. Kujtojmë se Irlanda tani do të duhet të presë deri në shortin – i cili do të zhvillohet më 20 për të mësuar se kush do të jetë kundërshtari i saj në fazën eliminatore.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top